Pranimet në Bachelor

Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Kolegjin Universitar Bedër, sipas ligjit në fuqi për arsimin e lartë dhe udhëzimeve të MAS, duhet të regjistrohen dhe të aplikojnë nëpërmjet sistemit U-Albania. Në raundet e përcaktuara çdo vit, ata përzgjedhin si preferencë të paktën një nga degët tona dhe pasi shpallen fitues, duhet të ndjekin procedurat për regjistrimin final.

Mesatarja VKM duhet të jetë minimalisht 6 për të aplikuar në këto degë:

  • Drejtësi 
  • Shkenca Komunikimi
  • Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
  • Shkenca Islame
  • Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
  • Bachelor në Shkenca Kompjuterike

 

Mesatarja VKM duhet të jetë minimalisht 7 për të aplikuar në këto degë:

  • Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  • Arsim Parashkollor dhe Fillor
  • Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji
  • Mësuesi Arsim Parashkollor

 

Mënyra e vlerësimit për t’u shpallur fitues

  • Mesatarja aritmetike e shkollës së mesme (VKM), e cila përfshin edhe provimet e maturës, në

vlerësimin për nxjerrjen e aplikantëve fitues zë masën 70 %.

  • Intervista nga komisioni i vlerësimit, i formuar nga departamenti përkatës, zë masën 30 %.

 

Dokumentacionet e nevojshme për regjistrim:

Për studentët shqiptarë:

• Diploma dhe lista e notave të shkollës së mesme (të noterizuara);

• Fotokopje e kartës së identitetit;

• 4 fotografi;

• Mandati bankar i pagesës.

 

Për studentët e huaj:

• Diplomë origjinale, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;

• Transkript notash origjinal, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;

• Fotokopje e noterizuar e pasaportës (faqja e parë, e dytë dhe e fundit);

• Fotokopje e noterizuar e lejes së qëndrimit në Shqipëri;

• 4 fotografi;

• Mandati bankar i pagesës.