Zyra e Teknologjisë së Informacionit

Zyra e teknologjisë së informacionit është pjesë përbërëse e strukturës administrative të Kolegjit Universitar "Bedër". Ajo planifikon shtyllën e infrastrukturës së internetit të shpejtë dhe ofron siguri dhe mirëmbajtje të rrjetit  të institucionit. Ajo punon në projektet për përdorimin efektiv, ligjore dhe të gjerë të shërbimeve informatike për studentët dhe personelin.
 
Qëllimi primar i Zyrës të teknologjisë së informacionit është një përmirësim i vazhdueshëm i njësive të sistemit, monitorimi dhe zbatimi i teknologjisë moderne të informacionit me idenë e cilësisë dhe mbështetjen e përdoruesit të automatizuar.
 
Zyra e teknologjisë së informacionit ofron një gamë të gjerë shërbimesh për të mbështetur nevojat IT e Kolegjit Universitar "Bedër". Këtu  përfshihen detektimet hardware&software, mirëmbajtja dhe monitorimi i dhomës së serverit, rrjeti , sistem telefoni, laboratorë, PC, printera rrjeti dhe aksesi WLAN.
 
Zyra e teknologjisë së informacionit është e vendosur në katin e parë. Ajo i ndihmon me çështje IT të tilla si në vijim:
 
- Emrat e përdoruesve dhe fjalëkalimet
 
- Raportet me probleme
 
- Problemet që lidhen me printerat e rrjetit
 
- Mirëmbajtja e PC-ve dhe kompjuterave të personelit, laboratorit  e bibliotekës në lidhje me problemet software dhe    hardware
 
Një udhëzues i shkurtër për shërbimet  IT të ofruara për anëtarët e Bedër është si në vijim:
 
- Lidhja me Internetin dhe WLAN
 
- Krijimi i llogarive email të cilat mund të arrihen në webmail.beder.edu.al
 
- Kryefaqja Kolegjit Universitar www.beder.edu.al 
 
- Një sistem informacioni për studentët dhe stafin në bis.beder.edu.al
 
- Shërbimet e Librarisë online në lib.beder.edu.al
 
- Oraret e leksioneve dhe provimeve në tt.beder.edu.al dhe exam.beder.edu.al
 
- Siguria online
 
- Sigurimi i fjalëkalimeve
 
- Mbrojtja nga viruset dhe malware
 
- Aksesi nga anëtarët e institucionit të kompiuterave të laboratorit dhe librarisë   
 
- Kurse dhe trajnime IT
 
- Shërbime teknike
 
- Planifikimi i detyrave për nevojat informatike
 
- Ofrimi i objekteve dhe mundësive informatike për anëtarët e institucionit