LAJME Konferenca Lajme & Aktivite NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit NJOFTIME Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë ALBANIA CODE CAMP 2022 “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” KALENDARI I AKTIVITETEVE EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond” Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies” Home / Lajme / Lajme / Gjyqi imitues i studentëve të drejtësisë Klubi studentor “Beder Law Academy” në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë në Universitetin Bedër, zhvilluan për të katërtin vit radhazi Gjyqin Imitues ku studentët e vitit të parë dhe të dytë improvizuan një proces të rregullt gjyqësor. Kazusi i marrë në shqyrtim nga studentët trajtonte një aksident rrugor të ndodhur në rrethrrotullimin e doganës nga ku kishte mbetur i plagosur një kalimtar i rastit. Pas kësaj ai ishte dërguar në spital ku dhe kishte marrë ndihmën e parë. Më pas ai denoncon palën tjetër dhe kërkon dëmshpërblimin përkatës. Studentët e Drejtësisë përfaqësojnë Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë Bedër do të përfaqësojë vendin tonë për të 2-tin vit radhazi në konkursin e stimulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë. Studentët: Jonida Shtylla, Fatjona Halaj, Helena Dokaj, Amarildo Hoxha, Endri Çela si dhe pedagogu Kelmend Nezha përbëjnë ekipin garues në këtë konkurs ndërkombëtar. 324 maturantë fitojnë të drejtën e bursës në Bedër Shkolla e Lartë Hëna e Plotë "Bedër" shpall rezultatet e provimit për përfitimin e të drejtës së bursës. Janë 324 maturantë nga shkollat e mesme të Shqipërisë të cilët kanë fituar të drejtën për të studiuar me bursë në një nga programet e studimit bachelor që ofron Bedër. Bedër firmos marrëveshjen e bashkëpunimit institucional me Universitetin “Della Calabria” në Itali Rektori i Universitetit Bedër Dr Ferdinand Gjana si dhe drejtori i Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare Z. Isa Erbas zhvilluan një takim dypalësh me përfaqësuesin e Universitetit “Della Calabria” Z. Gianluca Meranda për të diskutuar dhe konkretizuar këtë marrëveshje. Synimi i të dy institucioneve është bashkëpunimi në fushën e edukimit, kërkimit shkencor si dhe në të gjitha fushat e tjera të veprimit me interes të përbashkët. Gjithashtu inkurajimi i kontakteve të drejtpërdrejta dhe bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të fakulteteve, departamenteve dhe qendrave kërkimore nën dispozitat e marrëveshjes. ICES mbledh sëbashku studiues dhe akademikë nga 6 vende të botës Departamenti i Shkencave të Edukimit në Universitetin Bedër organizoi për të 4-tin vit radhazi Konferencën Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit (ICES). Në këtë konferencë morën pjesë referues nga 6 vende të botës të cilët mbajtën mbi 70 kumtesa ku pasqyruan punën e tyre kërkimore dhe studimet në fushën e Edukimit. Drejtuesja e konferencës Dr Tidita Abdurrahmani në fjalën e saj përshëndetëse solli në qendër të vëmendjes rëndësinë e edukimit të brezave si dhe vështirësitë, sfidat dhe aktualitetin e kësaj fushe në ditët e sotme. Më pas ajo bëri një përmbledhje të shkurtër të konferencave të mëparshme si dhe falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Ministrja Milena Harito në bashkëbisedim me studentët e Drejtësisë Znj Milena Harito, Ministre për Inovacionin dhe Administratën Publike, ishte e ftuara e radhës në kuadër të ciklit “Brownbag Seminars” e cila mbajti një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Drejtësisë rreth temës: “Reformat në administratën publike, parakusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian”. Bashkëbisedimi me studentët u zhvillua në disa faza, fillimisht Znj Harito njohu të pranishmit me kompetencat, strukturën si dhe institucionet në varësi të ministrisë në fjalë. Më pas ajo bëri një përshkrim të shkurtër të reformave konkrete që janë ndërmarrë në administratën publike në shërbim të procesit të anëtarësimit në BE. Zv. Ambasadori Amerikan Henry V. Jardine në bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bedër Henry V. Jardine, zëvendësambasador i SHBA-së në Tiranë, mbajti një leksion të hapur në Universitetin Bedër me temë: “Vlerat e demokracisë dhe roli i rinisë”. Z. Jardine u shpreh se ai zgjodhi pikërisht këtë temë, duke pasur parasysh ndikimin që mund të ketë rinia në instancat vendimmarrëse, si edhe faktin që zgjedhjet lokale do të mbahen së afërmi. Leksioni u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku z.Jardine fillimisht pyeti studentët se si e perceptojnë ato rolin që duhet të ketë rinia në zhvillimin e demokracisë. I pyetur për mënyrat e ndërgjegjësimit të rinisë, në lidhje me demokracinë, z.Jardine u shpreh se varet nga interesat e grupit rinor, por ndër bazat kryesore përmendi nxitjen për angazhime nëpërmjet rrjeteve sociale, tashmë si një ndër format kryesore të komunikimit. Takim ndërfetar në Departamentin e Shkencave Islame Zhvillohet takimi i parë ndërfetar ndërmjet Departamentit të Shkencave Islame në Universitetitn Bedër dhe Seminarit Ndërdioqezian në Shkodër. Të ftuarit nga Seminari Ndërdioqezian “Nëna e Këshillit të Mirë”, përbëheshin nga rektori i këtij Seminari Don Leonardo Falco, Drejtori i Institutit Filozofiko-Teologjik dhe pedagog i teologjisë dogmatike Atë Mario Imperatori, rektori i Seminarit “Redemptoris Mater” në Lezhë Don Lorenzo Rosseti, pedagogu i teologjisë dogmatike dhe i dialogut ndërfetar Don Robert Kola, si dhe studentë të teologjisë katolike.