LAJME Konferenca Lajme & Aktivite NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit NJOFTIME Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë ALBANIA CODE CAMP 2022 “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” KALENDARI I AKTIVITETEVE EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation” 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond” Home / Lajme / Lajme / Mbështetje për më të mirët e Maturës Shtetërore Të gjithë maturantët që dëshirojnë të studiojnë në një nga degët e Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër) dhe që renditen mes 5750 - 5999 pikëve, u jepet mundësia të studiojnë me 50 % bursë, maturantët që kanë grumbulluar mes 6000 - 6499 pikëve, përfitojnë 75 % dhe ata që kanë fituar mbi 6500 pikë, mund të përfitojnë bursë të plotë, duke studiuar pa pagesë. Personalitete nga fusha të ndryshme bashkohen në iftarin e Universitetit Hëna e Plotë Bedër Universiteti Hëna e Plotë Bedër mbledh së bashku personalitete te njohura të politikës, medias, artit, botës akademike, biznesit, drejtësisë dhe pëfaqësues të komuniteteve fetare në darkën e iftarit të organizuar në Hotel Sheraton. Universiteti Hëna e Plotë Bedër pajiset me certifikatën e cilësisë ISO 9001: 2008 Një tjetër vlerësim për cilësinë që ofron Universiteti Hëna e Plotë Bedër. Pas përfundimit me sukses të procesit të akreditimit, Universiteti Hëna e Plotë Bedër është pajisur me certifikatën e cilësisë ISO 9001 : 2008 e cila është një standard ndërkombëtar lidhur me sistemin e menaxhimit të cilësisë. Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” ( Bedër) përfundon procesin e akreditimit Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) përfundon procesin e akreditimit. Pas një pune të gjatë, të nisur rreth një vit më parë, me firmosjen e urdhrit nr.223. datë 4.6.2013 nga ana e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Myqerem Tafaj, në përputhje me vendimin nr.469, datë 3.5.2013 të Këshillit të Akreditimit, universiteti ka marrë akreditimin institucional dhe të 15 programeve të studimit në nivelin bachelor dhe master. Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) firmos Memorandumin e Mirëkuptimit me Universitete në Evropë, Azi dhe SHBA Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) më 31 maj- 1 qershor, 2013 e përfaqësuar nga një delegacion i universitetit i kryesuar nga Rektori Dr. Ferdinand Gjana, ishte ftuar të marrë pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar në Lidhje me Tendencat e Edukimit të Lartë me temë: “Universiteti Sipërmarrës dhe Inovativë” i mbajtur në Stamboll. Kongresi është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Universiteteve dhe Universiteti Fatih. Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) firmos Marrëveshjen Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) firmos Marrëveshjen Ndërkombëtare të Bashkëpunimit, më 31 maj- 1 qershor, 2013. Një delegacion i universitetit i kryesuar nga Rekroti Dr. Ferdinand Gjana, ishte ftuar të marrë pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar në Lidhje me Tendencat e Edukimit të Lartë me temë: “Universiteti Sipërmarrës dhe Inovativë” I mbajtur në Stamboll. Kongresi është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Universiteteve dhe Universiteti Fatih. Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Tiranës Universiteti "Hëna e Plotë" (Bedër) dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, që synon thellimin e marrëdhënieve midis dy institucioneve. Ceremonia e nënshkrimit u krye gjatë vizitës që rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana dhe drejtues të tjerë të universitetit zhvilluan në Universitetin e Tiranës. Gjatë vizitës ata u pritën nga rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule dhe drejtues të tjerë të këtij universiteti. Ndahen çmimet " Mësuesi i vitit 2013", vlerësohet mësuesi Arian Gani Universiteti Hëna e Plotë- BEDËR ndan çmimet “Mësuesi i Vitit” 2013. Në një ceremoni të veçantë, të organizuar në ambientet e universitetit, mësuesi I Shkollës së gjuhëve të huaja, “Mahmut dhe Ali Cungu” në Elbasan, z. Arian Gani është vlerësuar me çmimi për kontributin e dhënë në vite në mësimdhënie.