LAJME Konferenca Lajme & Aktivite NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit NJOFTIME Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë ALBANIA CODE CAMP 2022 “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” KALENDARI I AKTIVITETEVE EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation” 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond” Home / Lajme / Lajme / Nis ndërtimi i kampusit të ri të Universitetit Hëna e Plotë Bedër Universiteti Hëna e Plotë Bedër, hodhi themelet për ndërtimin e kampusit të ri universitar në zonën e Saukut në Tiranë. Ceremonia e organizuar me këtë rast, u përshëndet nga Kryeministri, Z. Sali Berisha, Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, Drejtori i Bordit drejtues të Fondacionit Sema Z. Asim Budak, të cilët vunë në dukje rëndësinë që ka kjo ditë në përmbushjen e misionit të universitetit për të qënë një institucion i arsimit të lartë me standarde bashkëkohore. Zhvillon punimet Konferenca e dytë ndërkombëtare e studiuesve të rinj në drejtësi Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë-Bedër në bashkëpunim me Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës organizon Konferencën e dytë ndërkombëtare të studiuesve të rinj në fushën e drejtësisë me temë, “ Problematikat dhe trendet aktuale në fushën e të drejtës ndërkombëtare”. Në konferencë morën pjesë më shumë se 45 studiues dhe pedagogë nga vende të ndryshme të Botës( Afrika e Jugut, Rusia, Skocia, Lituania, Turqia, Maqedonia, Kosova, Shqipëria, të cilët referuan mbi tema që lidhen me problematikat dhe trendet aktuale në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Shkollën Shqiptare të Magjistraturës Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) dhe Shkolla e Magjistraturës në Tiranë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Firmosja e kësaj marrëveshjeje hap rrugën e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme dhe me interes për të dyja institucionet, sidomos në fushën e arsimimit dhe kualifikimit të studentëve që vijnë nga fusha e drejtësisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Drejtoresha e Shkollës së Magjistraturës, Prof. Dr. Mariana Semini dhe rektori i Universitetit“Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana. Dr. Ferdinand Gjana, leksion studentëve të Universitetit të Prizrenit Gjatë vizitës së zhvilluar në Universitetin e Prizrenit, Rektori i Universitetit Hëna e Plotë Bedër, Dr. Ferdinand Gjana pati një bashkëbisedim me studentë të këtij universiteti.Ai u foli studentëve mbi rëndësinë që ka përkushtimi maksimal gjatë kohës së studimeve në mënyrë që pas diplomimit të arrihen objektivat e vendosura nga gjithësesicili. Drejtues të Universiteti Hëna e Plotë Bedër, vizitojnë Universitetin e Prizrenit Një delegacion nga Universiteti Hëna e Plotë Bedër, i kryesuar nga rektori Dr. Ferdinand Gjana, zhvilloi një vizitë pune në Universitetin e Prizrenit. Pas konkretizimit të bashkëpunimit mes dy universiteteve nëpëmjet firmosjes së marrëveshjes, kjo vizitë shërbeu për të diskutuar projekte konkrete që do të zbatohen në të ardhmen. Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, folës kryesor në Konferencën mbi gjuhën angleze. Dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, Dr. Ahmet Ecirli mori pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “ Aleksandër Moisiu” Durrës, Universiteti Sapeienza në Romë dhe Universiteti Hëna e Plotë Bedër. Universiteti Hëna e Plotë Bedër, propozohet për tu anëtarësuar në Euro–Mediterranean University Presidenti i rrjetit mesdhetar të universiteteve, Euro – Mediterranean University i ka propzuar këtij organizmi , pranimit si anëtar me të drejta të plota të Universitetit Hëna e Plotë Bedër. Anëtarësimi në këtë rrjet i hap rrugën bashkëpunimit me shumë universitete që janë pjesë e këtij organizmi. Zhvillon punimet konferenca e dytë ndërkombëtare në shkencat e edukimit Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit në Universitetin Hëna e Plotë-Bedër, në bashkëpunim me Universitetin “ Pamukkale” në Turqi, Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit dhe Institutin për Zhvillimin e Arsimit, organizuan Konferencën e Dytë Ndërkombëtare në Shkencat e Edukimit me temë “Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në edukim”. Në konferencë morën pjesë studiues dhe akademikë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Gjermania, Çekia, Turqia dhe vende të tjera të cilët referuan mbi tema që lidhen përdorimin e teknologjivë të informacionit dhe komunikimit në edukimin e brezave të ardhshëm.