Rector

Prof. Dr. Gjergj Sinani ka lindur më 14.01.1957 ne qytetin e Elbasanit. Ai është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike në vitin 1981. Menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare, si student ekselence, fillon punë si pedagog në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në vitin 1982.

Prof. Sinani ka përfunduar studimet doktorale në Universitetin e Tiranës në vitin 1989 dhe më pas ka ndjekur studimet pasuniversitare (DEA) në Universitetin “Paul Valery”, Montpellier III në Francë, në 1993.

Në vitet 2004-2008 dhe 2010-2014 për dy mandate ka qenë ekspert i pavarur i Komitetit Konsultativ për mbrojtjen e minoriteteve në Këshillin e Evropës në Strasburg.

Prof. Dr. Gjergji Sinani është autor i disa teksteve për shkollat e mesme, autor botimesh dhe përkthimesh të ndryshme, gjithashtu pjesëmarrës dhe ligjërues në shumë aktivitete kërkimore dhe botues në një varg konferencash kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prof. Sinani është pedagog i Filozofisë dhe kontribuues në mësimdhënie si lektor në Kolegjin Universitar “Bedër”, Universitetin e Tiranës, Universitetin e Korçës, Universitetin Epoka, etj. Ai është gjithashtu ekspert i jashtëm në ASCAL për akreditimin e shumë programeve në universitete të ndryshme të vendit.