LAJME Konferenca Lajme & Aktivite NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit NJOFTIME Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë ALBANIA CODE CAMP 2022 “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” KALENDARI I AKTIVITETEVE EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation” 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond” Home / Lajme / Lajme / Studentët e drejtësisë, vizitë në Gjykatën Kushtetuese Me rastin e ditës së drejtësisë, studentë të departamentit të drejtësisë nga Universiteti“Hëna e Plotë” (Bedër) dhe nga fakultete të tjera të drejtësisë, morën pjesë në ceremonialin e zhvilluar posaçërisht për këtë rast në ambientet e Gjykatës Kushtetuese. Studentët e drejtësisë, vizitë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Në kuadër të javës së drejtësisë, studentët e departamenti të drejtësisë në Universitetin“Hëna e Plotë”( Bedër) zhvilluan një vizitë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Rektori Dr. Ferdinand Gjana takohet me ambasadorin e Austrisë në Tiranë Rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” ( Bedër), Dr. Ferdinand Gjana zhvilloi një vizitë në ambasadën e Austrisë në Tiranë. Dr. Gjana u prit në këtë vizitë nga ambasadori i Austrisë, i akredituar në Tiranë, z. Florian Raunig. Studentët e ekselencës, takim me drejtuesit e universitetit Një grup studentësh të ekselencës zhvilluan sot një takim me drejtuesit e universitetit. Në takim ishin të pranishëm rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana, zëvendësrektori dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Dr. Ayhan Tekineş, dekani i Fakultetit të Filologjisë dhe Edukimit, Dr. Ahmet Ecirli. Rektori Dr. Ferdinand Gjana pret ambasadoren e Francës Znj. Christine Moro Rektori i Universitetit Hëna e Plotë Bedër Dr.Ferdinand Gjana ka pritur në një vizitë Ambasadoren e Republikës së Francës në Tiranë, Znj.Christine Moro. Çelet ekspozita “Tranzicioni shqiptar në titujt e gazetave” Në ditën botërore të lirisë së shtypit, më 3 maj, Departamenti i Shkencave të Komunikimit hapi ekspozitën “Tranzicioni shqiptar në titujt e gazetave”. Pas një pune të gjatë studentët arritën të mbledhin dhe seleksionojnë faqet e para të gazetave shqiptare që pasqyronin , ngjarjet më të rëndësishme të tranzicionit nga viti 1991 dhe deri në ditët e sotme. Ekspozita u vizitua nga përfaqësuesit e medias lokale dhe kombëtare si edhe të ftuarit e shumtë . Delegacioni i Universitetit “Yildiz Teknik” në Stamboll, viziton Universitetin Hëna e Plotë Bedër Rektori i Universitetit “Yildiz Teknik” në Stamboll Prof. Dr. Ismail Yuksek, zhvilloi një vizitë pune në Universitetin Hëna e Plotë Bedër. Në takim ai u preit nga rektori, Dr. Ferdinand Gjana dhe stafi drejtues i universitetit.Pas konkretizimit të bashkëpunimit mes dy universiteteve nëpërmjet firmosjes së marrëveshjes, disa muaj më parë, kjo vizitë u shërbeu palëve për të diskutuar projekte konkrete që do të zbatohen në të ardhmen. Rektori i “Yildiz Teknik University” pasi falenderoi drejtuesit e Universitetit Hëna e Plotë Bedër për mikëpritjen, u shpreh se bashkëpunimi mes dy universiteteve merr një rëndësi të veçantë në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë mjaft intensive. Zhvillohet workshop-i “Mediat lokale shqiptare përballë sfidave të teknologjisë dhe realitetit të kohës” Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë Bedër, në bashkëpunim me Unionin Shqiptar të Gazetarëve dhe Institutin Shqiptar të Medias. organizoi Workshop- me temë “Mediat lokale shqiptare përballë sfidave të teknologjisë dhe realitetit të kohës”.