Kolegji Universitar Bedër
  • JSTOR
  • Apliko Online
  • BIS
  • BURSAT
  • KËRKIMI SHKENCOR
  • KONTAKTE
  • ENGLISH
  • RRETH BEDËR
    • COVID -19
    • Informacion i Përgjithshëm
    • Misioni dhe Vizioni
    • Vlerat themelore
    • Rektori
    • Përshëndetja e rektorit
    • Senati
      • Rreth Senatit
      • Anëtarët e Senatit
      • Kalendari i mbledhjeve
    • Rektorati
      • Rektorati
      • Kalendari i mbledhjeve
    • Skema Organizative
    • Administrimi i Institucionit
    • Plani Strategjik 2018 - 2023
    • Marrëdhëniet me Publikun dhe Median
    • Burimet Njerëzore
      • Rreth Zyrës
      • Vende të lira pune
      • Guida e Stafit
      • Apliko për punë
    • Zyra e Teknologjisë së Informacionit
    • International Relation Office
  • ORGANIZIMI AKADEMIK
    • Kalendari Akademik 2021-2022
    • Fakulteti i Teknologjisë dhe Biznesit
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit
      • Departamenti i Shkencave Kompjuterike
      • Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Inovacion
      • Revista Europiane e Teknologjisë dhe Biznesit
    • Fakulteti i Shkencave Humane dhe Drejtësisë
      • Rreth Fakultetit
      • Departamenti i Drejtësisë
      • Departamenti i Shkencave të Komunikimit
      • Departamenti i Edukimit dhe Gjuhës Angleze
      • Departamenti i Shkencave Islame
    • Programet e Studimit
    • Zyra e Programeve Master
  • PRANIMET
    • Pranimet në Bachelor
    • Pranimet në Master
    • Tarifat e Studimit
    • Bursat e Studimit
    • Apliko Online
    • Transferimi i Studimeve
  • STUDENTËT
    • Dekanati i Studentёve
      • Dekanati i Studentëve
      • Zyra e Planifikimit të Karrierës
      • Klubet Studentore
      • Zyra e të Diplomuarëve
      • Zyra e Shёrbimit Psiko-Social dhe Shёndetёsor
    • Sekretaria Mësimore
    • Studentët e Huaj
    • Këshilli Studentor
    • Biblioteka
  • KËRKIMI SHKENCOR
    • Qëndra Kërkimore
    • Zyra e Kërkimit Shkencor
    • Revista Shkencore
    • Botime

LAJME

  • Konferenca
  • Lajme & Aktivite

NJOFTIME PËR STUDENTËT

  • Thirrje për aplikime!
  • Rifillimi i Procesit Mësimor
  • Pushimet e nëntorit

NJOFTIME

  • “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education”
  • PROGRAMET E SHKËMBIMIT ERASMUS +
  • “Marketing H2H”

KALENDARI I AKTIVITETEVE

  • The Young Economist Essay
  • Konferenca Ndërkombëtare në Edukim dhe Shkenca Sociale - ICESS 2022
  • KONKURSI KOMBËTAR I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT, 2022
Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite

Lajme & Aktivite

BURSAT E STUDIMIT 2022-2023

Kolegji Universitar Bedër edhe për vitin akadeik 2022-2023 do të ofrojë disa kategori bursash studimi për të gjithë maturantët që do të zgjedhin të vazhdojnë rrugëtimin akademik pranë institucionit tonë. 1. BURSA EKSELENCE “Bedër” do të akordojë Bursa Ekselence për maturantët me rezultate të larta, të cilët zgjedhin të regjistrohen në programet e vitit akademik 2022-2023. Nota mesatare VKM Përqindja e bursës që përfiton 9.5 - 10 80 % 9.0 - 9.49 60 % 8.5 - 8.99 40 % 8.0 - 8.49 20 % Për rezervimet deri në: 31 Mars ofrohet +20 % bursë. 31 Qershor ofrohet +10 % bursë.   2. BURSA TALENTI Përfitues të këtyre bursave janë maturantët me arritje në: Art Sport Lidership Shkencë Olimpiada   3. BURSA SOCIALE “Bedër” mundëson programin e Bursave Sociale. Deri në 100% bursë për studentët: Me status jetimi; Pa kujdestari prindërore; Me pamundësi ekonomike; Fëmijë I punonjësve të rënë në detyrë; Me status invalidi, paraplegjiku, tetraplegjiku, etj.   4. POSIP “Bedër” në bashkëpunim me kompanitë më prestigjioze mundësojnë Programin e Studimeve të Integruara me Praktikën (POSIP). Aplikantët që përzgjedhin të studiojnë tek ne, nëpërmjet POSIP mund të përfitojnë: Praktikë pune të paguar; Bursë studimi; Garanci punësimi në profesion. Për të aplikuar obline kliko: Admission Office - Kolegji Universitar Bedër (beder.edu.al)

"Bedër", marrëveshje me Fondacionin "Halimi Foundation Institute"

Kolegji Universitar Bedër dhe Fondacioni "Halimi Foundation Institute" nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për pjesëmarrjen në “University Law Competition”. Marrëveshja u nënshkrua nga Prof. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, si dhe Z. Arben Braçe, përfaqësues i fondacionit.   “Halimi Foundation Institute” në bashkëpunim me “Euro Academy News”, me media partner “Euronews Albania”, dhe “ELSA Albania”, orgaizojnë për herë të parë në Shqipëri një konkursi televiziv në formatin e një gjyqi simulues.   Ndër objektivat që synohen të arrihen përmes realizimit të këtij projekti është edhe identifikimi i Departamentit të Drejtësisë, lidhur me aplikimin e metodave cilësore dhe eficente të mësimdhënies.    

“Bedër” riakreditohet edhe me 5 vite të tjera

Bordi i Akreditimit pranë Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, në mbledhjen e radhës, të mbajtur më datë 16 dhjetor 2021, mori vendimin për akreditimin institucional me kohëzgjatjen prej 5 (pesë) vitesh të Kolegjit Universitar “Bedër”. Procedura dhe procesi i vlerësimit janë kryer në përputhje me parashikimet ligjore dhe nënligjore, si dhe procedurën dhe afatet e përcaktuara nga ASCAL për këtë process. Vlerësimi për akreditimin me 5 vite të Kolegjit Universitar Bedër mbështetet në Dokumentacionin e Vetëvlerësimit, Vlerësimin e Jashtëm dhe gjetjet e verifikimet gjatë vizitës së ekspertëve në institucion. Me këtë vlerësim Kolegji Universitar Bedër konfirmohet edhe një herë si një nga institucionet më të rëndësishme dhe më serioze të arsimit të lartë në Shqipëri.

Lançohet fushata: “Dhuro arsim! Dhuro të ardhme!”

“Dhuro arsim! Dhuro të ardhme!” është fushata e ndërmarrë nga 28 studentë të Kolegjit Universitar Bedër, në kuadër të lëndës “Konceptim dhe Menaxhim Fushatash”. Studentët e programeve Master Shkencor në Marrëdhënie Publike dhe Master Profesional në Komunikim Marketingu synojnë të sigurojnë sa më shumë bursa dhe të ardhura për të mbështetur arsimimin e të rinjve jetimë nga mosha 14-18 vjeç. Organizatorët e fushatës gjatë lançimit të saj bënë me dije se ky projekt do të ketë një shtrirje lokale brenda qytetit të Tiranës, por nuk përjashtuan edhe mundësinë e shtrirjes në qytetet kryesore të Shqipërisë. Pas prezantimit të detajuar të fushatës, duke e nisur nga objektivat, synimet, qëllimi, pritshmëritë, ata u ndalën edhe tek aktivitetet, burimet e sigurimit të fondeve, etj. Gjatë lançimit të fushatës u prezantuan edhe raste suksesi nga të rinj jetimë, të cilët kanë sakrifikuar shumë për të ecur përpara dhe për të marrë një arsimim të mirë. Në fund të mbylljes së aktivitetit ata shprehën falenderimet dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti falenderuan pedagogen e lëndës Dr. Edlira Mali. Fushatë po pritet mjaft mirë nga të rinjtë, pedagogët, prindërit, bizneset, organizatat, etj.

Zhvillohen zgjedhjet për anëratët e Këshillit Studentor

Studentët e Kolegjit Universitar Bedër votuan sot për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Studentor. Procesi nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 14:00, nën mbikqyrjen e Komisionit të Zgjedhjeve. Pas kësaj faze të përzgjedhjes së anëtarëve, do të zhvillohet dhe procesi i dytë i zgjedhjeve për strukturat e reja drejtuese të këtij organi. Këshilli Studentor është organizim i pavarur i studentëve në Kolegjin Universitar Bedër, i cili promovon pjesëmarrjen e tyre në organet drejtuese. Këshilli koordinon përfaqësimin e ideve dhe opinioneve të studentëve në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve. Këshilli i studentëve zgjidhet çdo vit nga votat e studentëve dhe mbështetet në legjislacionin në fuqi. Ky organ organizohet në nivel institucioni, me përfaqësues nga të gjitha fakultetet dhe departamentet përkatëse.  

Promovohet libri “Të bëhesh një jurist i mirë”

Departamenti i Drejtësisë në bashkëpunim me “Halimi Law & Tax” organizuan sot promovimin e librit “Të bëhesh një jurist i mirë”. Z. Halimi e prezantoi librin si një manual profesional i cili synon të përgatisë juristët e rinj për tregun e ardhshëm të punës nëpërmjet të mësuarit, të menduarit, të shkruarit dhe të folurit si një jurist i mire. Ai foli për rëndësinë e ushtrimit të profesionit të avokatit në fusha specifike, ku theksoi specializimin e juristëve sidomos në fushën e naftës, të bankave, të ndërtimit dhe të energjisë, si fusha me shumë potencial për vitet në vazhdim. Ndër të tjera, ai i njohu studentët me projektet e fundit të fondacionit “Halimi Foundation Institute”, ndër të cilët përfshihej edhe organizimi i një konkursi në formën e simulimit të gjyqeve, i cili do të zhvillohet në një nga mediat më të rëndësishme në vend. Duke vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të studentëve të Kolegjit Universitar Bedër në konkurse ndërkombëtare, ai i ftoi ata të bëheshin pjesë e këtij konkursi si një mënyrë për t’u aftësuar edhe më shumë nga ana praktike. Në përfundim të takimit, z. Halimi dhuroi disa kopje të librit për bibliotekën e universitetit. Studentët shprehën interes të vecantë për aktivitetin dhe librin.

BEDËR DHURON 10 LAPTOPË PËR STUDENTËT E RINJ

Kolegji Universitar Bedër organizoi sot ceremoninë e shparndarjes së çmimeve të shorteut për dhurimin e 10 laptopëve të markës “DELL”. Të pranishëm në ceremeoni ishin drejtues të universitetit, të cilët uruan fituesit dhe premtuan se “Bedër” do të vazhdojë të mbështesë dhe nxisë studentët edhe në të ardhmen për përdorimin e teknologjisë. Gjatë prezantimit, studentët e rinj shprehën kënaqësinë dhe optimizmin që tashmë janë pjesë e Kolegjit Universitar Bedër, si dhe për programet e studimit që kanë zgjedhur për të ndërtuar të ardhmen e tyre.   Shorteu për dhurimin e laptopëve u hodh onlinë gjatë muajve të verës, ku pjesëmarrës ishin rreth 150 kandidatë që kishin bërë rezervimin për të studiuar në Kolegjin Universitar Bedër për vitin akademik 2021-2022. Fituesit janë: Burim Kreka – Gjuhë dhe Letërsi Angleze Kristi Hoxha – Shkenca Kompjuterike Olsiana Hasa – Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Reshat Nela – Informatikë Ekonomike Denada Canaj – Teknologji Informacioni dhe Komunikimi Ambra Sota – Drejtësi Adela Sinani – Shkenca Komunikimi Armela Shabi – Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu Iris Lala – Informatikë Ekonomike I urojmë suksese në rrugën akademik të saponisur studentëve tanë!

Zhvillohet Workshop-i për Lirinë e Medias

Rrjeti “Barazi në Vendimarrje” dhe Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar Bedër organizuan sot workshop-in me temë: “Liria e Medias”. Studentëve iu prezantua nisma “Make it Visible”, e përfaqësuar dhe koordinuar nga Edlira Çepani. Gjithashtu u transmetua episodi i parë i serialit artistik “Katrori i pushtetit”, një prodhim i “Era Film”, i frymëzuar nga realiteti i gazetarisë investigative në mediat shqiptare. Më tej u zhvilluan diskutime me ekspertët mbi lirinë e medias në Shqipëri, ku të ftuar ishin: Robert Budina, drejtor dhe skenarist i serialit “Katrori i pushtetit”; Klodiana Lala, gazetare; Aulon Kalaja, aktivist dhe gazetar. Gjatë workshop-it pati diskutime midis të ftuarve dhe studentëve të Bedër, ku këta të fundit si gazetarë të ardhshëm shtruan pyetje në lidhje me problematikat me të cilat përballet gazetaria në vendin tonë. Episodi që u transmetua ngjalli mjaft diskutim dhe kureshtje tek studentët, kjo për faktin se ky prodhim nëpërmjet “Katrorit” (Politikë-Biznes-Krim-Media) transmetoi përballjen e vështirë të gazetarit për gjetjen e së vërtetës dhe sfidave për mbijetesë.  
  • <
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • >

STUDENTËT

  • Bedër Information System
  • Guida e Studentëve
  • Kalendari Akademik
  • Orari i Leksioneve
  • Biblioteka

STAFI

  • Bedër Information System
  • Guida e Stafit
  • Burimet Njerëzore
  • Rregulloret Akademike & Administrative

STATUSI LIGJOR

  • Raporti Vjetor
  • Procesi i Akreditimit
  • Politika e privatësisë

QUICK LINKS

  • Webmail
  • Zyra e Programeve Master
  • Programet e Studimit
  • Sistemi i informacionit Bedër
  • Aplikimi Online
  • Orari i Leksioneve
  • Exam Time Table
  • Guida e Studentit
  • Politika e privatësisë
  • Guida e Stafit
  • Apliko Online
  • Kalendari Akademik
Kolegji Universitar Bedër
© 2022 Kolegji Universitar Bedër.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Tiranë / Shqipëri