Tryezë e rrumbullakët me studentët e Departamentit të Drejtësisë dhe eksperten gjinore, Dr. Eriada Çela,
Në kuadër të programit Erasmus+ Jean Monnet Qendrës së Ekselencës të BE-së në Evropianizimin e Politikave Publike në Shqipëri (ERASMUS-JMO-2021-HEI-TCH-RSCH), Lëvizja Europiane e Shqipërisë organizoi një tryezë të rrumbullakët me studentët e Departamentit të Drejtësisë pranë Kolegjin Universiteti Bedër me temë:"Impakti i Procesit të Integrimit Europian në Shqipëri: rasti i lëvizjes së lirë të avokatëve dhe promovimi i të Drejtave të Grave".
Nën moderimin e Përgjegjësit të Departamentit të Drejtësisë, PhD. Gentjan Skara në këtë tryezë të rrumbullakët si folësit kryesorë ishin Dr. Eriada Çela, Eksperte Gjinore, Lëvizja Europiane e Shqipërisë (EMA), Dr. Ada Güven, pedagoge në Departamentin e Drejtësisë dhe Prof. Assoc. Denard Veshi, pedagog në Departamentin e Drejtësisë në Kolegjin Universitar Bedër.
Gjatë diskutimit, folësit shpjeguan rolin dhe rëndësinë që BE i kushton promovimit të të drejtave të grave dhe qarkullimin e lirë të avokatëve. Ata theksuan se promovimi i të drejtave të grave në Shqipëri në kuadër të Procesit të Integrimit Europian është i domosdoshëm në çdo fushë. Gjithashtu u diskutua për lëvizjen e lirë të avokatëve dhe lirinë kontraktuale të avokatit për vendosjen e tarifës së pagesës së shërbimit të tij.
Seminar i hapur për stafin me temë "Trajnim në Konceptim dhe Shkrim Projekti" nga z. Enton Dimni
Zyra e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve zhvilloi një seminar të hapur për stafin me tematikë: "Trajnim në Konceptim dhe Shkrim Projekti", me të ftuar z. Enton Dimni, ekspert në implementim, vlerësim, dhe monitorim projektesh.
Z. Dimni shpjegoi me detaje se si të shkruajmë një projekt, terminologjinë, buxhetin, konceptet kryesore dhe hapat që duhen ndjekur mbi shkrimin e projekt propozimeve.
Z. Dimni theksoi se duhet të jemi të qartë për qëllimin e projektit, çfarë synojmë të arrijmë nga ai, si do ta realizojmë, si do të ndahen detyrat, ku do të bëhet, sa do të zgjasë dhe sa do të kushtojë. Gjatë seminarit pati shembuj konkret mbi projekte dhe u ndanë eksperienca nga pjesëmarrjet në projekte të ndryshme.
Takim informues për studentët e KU Bedër me përfaqësues nga Deloitte Albania
Spartak Alibali dhe Antonia Gogu, përfaqësues nga kompania Deloitte organizuan sot një takim informues me studentët e Kolegjit Universitar Bedër. Deloitte është një kompani ndërkombëtare rekrutimi, auditimi dhe konsulimi e cila u operon në 157 vende të botës. Që nga viti
1996, kjo kompani operon edhe në Shqipëri, me një numër prej 500 punonjesish nga të cilët, 80%, janë të sapodiplomuar.
Zoti Alibali u ndal në mundësitë e shumta të internshipeve që Deloitte ofron për studentët, duke i konsideruar ato mundësi përfitimi të dyanshme si për vetë studentët, duke i mundësuar atyre të shohin nëse u pëlqen ky ambient pune dhe nag ana tjetër, ashtu edhe për kompaninë, e cila shikon nëse ka individë të përshtatshëm për t’u punësuar. “Ne besojmë shumë në zhvillimin personal dhe profesional të punonjësve si dhe vlerësojmë potencialin, dëshirën dhe kuriozitetin e secilit individ”- u shpreh z. Alibali në mbyllje të takimit.