Universiteti “Hëna e Plotë-Bedër” organizoi Konferencën Shkencore: “Kosova, 5 vjet pavarësi, sfida dhe arritje”
Universiteti “Hëna e Plotë-Bedër”, organizoi sot Konferencën Shkencore “Kosova, 5 vjet pavarësi, sfida dhe arritje” me të ftuar studiues, politikanë në detyrë gjatë krizës së Kosovës, pjestarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si edhe pedagogë dhe studentë nga universitete të ndryshme. Pjesëmarrës si kumtues në konferencës ishin z.Ferdinand Xhaferaj, z.Mark Marku, z.Hysamedin Feraj, z.Gëzim Podgorica si edhe z.Niuton Mulleti., ndërsa të pranishëm në sesionin e hapjes duke mbajtur edhe fjalë përshëndetëse ishin ish-kryeministri në kohën e krizës së Kosovës, z.Pandeli Majko dhe historiani Arben Puto.