Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin Zhejiang të Shkencës dhe Teknologjisë
Gjatë këtyre ditëve, rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Gjana u takua me presidentin e Universitetit Zhejiang të Shkencës dhe Teknologjisë, ku u diskutua rreth një partneriteti të mundshëm midis dy universiteteve.
Universiteti Zhejiang i Shkencës dhe Teknologjisë (ZUST) është një institucion i arsimit të lartë ithemeluar në vitin 1980, i cili ndodhet në qytetin historik dhe piktoresk të Hangzhou, kryeqyteti i Provincës Zhejiang, një nga provincat më të begata në Kinë. ZUST është një universitet shumëdisiplinor, me fokus në inxhinieri përfshirë displina në shkencë, art, ekonomi, menaxhim dhe arsim. Zhvillimi i ZUST është i lidhur ngushtë me bashkëpunimin e saj ndërkombëtar. ZUST, që nga themelimi i saj, ka hyrë në bashkëpunim me Gjermaninë dhe tani është një platformë e rëndësishme për arsimin dhe bashkëpunimin teknologjik midis Provincës Zhejiang dhe Gjermanisë. Deri sot, ZUST ka krijuar me sukses bashkëpunimin formal me mbi 50 universitete në Gjermani, SHBA, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Francë, Japoni, Kore, Hollandë, Belgjikë, Rumani etj. ZUST ende po bën hapa të mëtejshëm në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushat e shkëmbimit të stafit akademik dhe të studentëve, kërkimit shkencor dhe programeve të studimit.
Rektori i Kolegjit Universitar “Bedër”, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Presidenti i Universitetit Zhejiang të Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Ye Gaoxiang nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit më 28 nëntor, 2018.
Marrëveshja ndërmjet dy institucioneve përfshin:
Shkëmbimin e stafit akademik dhe administrativ Shkëmbimin e studentëve në programet Bachelor dhe Master Organizimin e projekteve dhe botimeve të përbashkëta kërkimore Bashkëpunimin dhe shkëmbimin e burimeve dhe stafit në lidhje me shërbimet e bibliotekës dhe shërbime të tjera të ngjashme. Shkëmbime dhe bashkëpunime të tjera akademike në fushën e arsimit.
Prezantohet fushata: "Ruaj traditën, festo shqip"
Studentët e programit Master Shkencor në Shkenca Komunikimi, Kolegji Universitar Bedër, prezantuan fushatën sensibilizueze: "Ruaj traditën, festo shqip".
Të pranishëm në aktivitet ishin Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, përgiegjësi i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Dr. Erlis Çela, të cilët shprehën vlerësimet e tyre për iniciativën e studentëve të masterit për të ndërmarrë një fushatë ndërgiegiësuese për ruajtjen e folklorit shqiptar.
Pedagogia e lëndës, Edlira Mali, e cila është njëkohësisht edhe koordinatore e fushatës, dha një pasqyrim të fushatave ndër vite, duke vënë në dukje ndërgjegjësimin e shoqërisë për çështjet e ngritura.
Fushata u prezantua tek studentët e KU Bedër dhe jo vetëm, me anë të dokumentarit të regjisores Adela Peeva, "E kujt është kjo kengë?"
Nën moderimin e studentes Donisa Perseku aktiviteti pasqyroi idenë e fushatës dhe qëllimin kryesor të saj për ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e rrënjëve tona. Fushata do të vazhdojë edhe në muajt në vijim me një sërë aktivitetesh me në qendër folklorin shqiptar.
Organizohet shfaqja e filmit “AZIZI”, të autores Luljeta Progni
Departamenti i Shkencave te Komunikimit organizoi shfaqjen e filmit “AZIZI”, të autores Luljeta Progni, për studentët e universitetit Bedër.
Filmi, zbulon atë që është fshehur për 70 vjet nga të gjithë pushtetarët shqiptarë, terrori komunist ndaj shqiptarëve të pafajshëm: grave, fëmijëve dhe të moshuarve.
Ajo që bën filmi, është thjesht vendosja e kameras në vitet 1948-1954, në disa prej kampeve më famëkeqe: Kuçovë, Berat, Turan dhe Tepelenë, pa shtuar apo hequr asgjë nga e vërteta.
Azizi ësht ë një film bazuar në rrëfimjet e të mbijetuarve në kampet e internimit, vitet e para të persekutimit nga regjimi komunist.
Pas shfaqjes së filmit, studentët patën mundësinë e diskutimit rreth tematikës së filmit me autoren dhe ekipin e realizimit të filmit.
Organizohet programi: “Profeti Muhamed a.s mëshirë për botët”
Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër organizoi sot panelin me titull: “Profeti Muhamed a.s, mëshirë për botët”.
Të ftuar në këtë panel të moderuar nga pedagogu Veton Tulla ishin nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, si dhe Dr. Xhemal Saferti, pedagog pranë këtij departamenti, të cilët mbajtën kumtesat e tyre rreth lindjes, mëshirës, mirësisë, favoreve që Allahu ju ka bërë besimtarëve me anë të dërgimit të Profetit Muhamed (a.s) ndërmjet tyre.
Nënkryetari i KMSH-së në fjalën e tij u shpreh: “Profeti a.s. ishte flamur i faljes, mëshirës e dhembshurisë”. Ndërsa Dr. Saferti do të shprehej: “Ai ishte shembull për këdo që e ndjek dhe e do Atë. Sjellja dhe jeta e Tij (s.a.s) ishte shembulli më i përsosur për gjithë njerëzimin. Bazuar në këtë çdokush që e do dhe e ndjek Muhammed Mustafanë, duhet të jetë shembull ideal për shoqërinë ku ai jeton”.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi në fjalën e tij bazuar në përshkrimin e bukur që Kurani Famëlartë i bën Atij (a.s) bëri një përmbledhje të jetës së Krenarisë së Njerëzimit Muhamedit (a.s).