Konferenca e tretë Ndërkombëtare në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Universitetin Bedër, në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Tiranë, International Burch University në Sarajevë si dhe Universitetin e Tiranës, organizoi Konferencën e tretë Ndërkombëatre në Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Ashtu si çdo vit tjetër, kjo konferencë mblodhi sëbashku studiues të shumtë të gjuhës, përkthyes, studentë dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës, të tilla si: Italia, Japonia, Australia, Maqedonia, Greqia, Bangladeshi, Irani, Pakistani, Turqia dhe Polonia.
Punimet e konferencës u përshëndetën nga PhD. Isa Erbaş, Kryetari i Konferencës, i cili u shpreh entuziast për vazhdimësinë e suksesshme të kësaj platforme dhe prurjet e larmishme në fushën e gjuhës dhe letërsisë angleze si pasojë e punimeve të ndryhsme nga akademikët pjesëmarrës. Më tej Znj. Aida Berxholli, Drejtore e Këshillit Britanik, vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet partnerëve në realizimin e edicionit të tretë të ICELL.