Kontributi i Artistëve dhe Intelektualëve në promovimin e tolerancës dhe bashkëjetesës
Artistë, intelektualë dhe gazetarë të shumtë ishin pjesë e tryezës së rrumbullakët të zhvilluar nga Universiteti Bedër, në kuadër të nismës globale universitare kundër ekstremizmit të dhunshëm, nismë kjo e iniciuar nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Kontributi i artistëve dhe intelektualëve në promovimin e tolerancës dhe bashkëjetesës” i zhvilluar si pjesë e projektit të lartëpërmendur mblodhi sëbashku një sër figurash publike, përmendim këtu: Znj. Margarita Xhepa, Z. Mirush Kabashi, Znj. Myfarete Laze, Z. Sokol Angjeli, Z. Mërkur Bozgo, Z. Agim Baçi, Z. Armand Bora, Z. Pëllumb Vorpsi, Z. Ilir Hoxholli si dhe përfaqësues të shumtë të fushës së medias dhe shoqërisë civile.
Qëllimi i aktivitetit ishte bashkimi i individëve në një koalicion të paqes dhe mirëkuptimit, siç u shpreh edhe moderatori i panelit Z. Aleksandër Çipa në fjalën e tij përshëndetëse. Shefi i unionit të gazetarëve e cilësoi bashkimin e këtyre figurave publike si një nismë fisnike që e bën Universitetin Bedër pjese të zinxhirit të paqes.
Zhvillon punimet konferenca e 4-rt ndërkombëtare në gjuhë dhe letërsi
Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Turke pranë Shkollës së Lartë (Bedër) organizoi për të 4-tin vit radhazi konferencën ndërkombëtare në gjuhë dhe letërsi me temë: “In Memory of Sami Frashëri” (Në kujtim të Sami Frashërit).
Ceremonia e hapjes së konferencës u zhvillua në ambientet e shkollës, ku morën pjesë mbi 80 referues nga 8 shtete të ndryshme të botës, dhjetëra akademikë, si edhe një numër i konsiderueshëm studentësh e të ftuarish.
Punimet e konferencës u përshëndetën nga përfaqësuesit e institucioneve bashkëpunuese në organizimin e saj, përmendim këtu: Dr. Hasan Gökçe, Drejtori i përgjithshëm i revistës “Yağmur” në Turqi, Prof. Dr. Vilson Kurti, Universiteti Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Prof. Dr. Ardian Marashi, Drejtori i Studimeve Albanologjike, Tiranë, etj.
Rektori i Universitetit Bedër, Dr. Ferdinand Gjana, pasi përgëzoi bashkëpunëtorët e konferencës për organizimin e saj vit pas viti, me tematika nga më të ndryshmet, shtoi se: “Në universitetin tonë, seminaret, panelet dhe konferencat ndërkombëatre apo takimet shkencore zënë një vend mjaft të rëndësishëm, këtë gjë e tregon qartë vazhdimësia e tyre”