LAJME Konferenca Lajme & Aktivite NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit NJOFTIME Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë ALBANIA CODE CAMP 2022 “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” KALENDARI I AKTIVITETEVE EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond” Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies” Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite Lajme & Aktivite Fondacioni Mediatik "Dritan Hoxha" prezantohet para studentëve të komunikimit Fondacioni Mediatik "Dritan Hoxha" u prezantua sot para studentëve të Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër). Përfaqësues të këtij fondacioni ishin Vjollca Dako, drejtore ekzekutive e fondacionit si dhe Mentor Kikia, kryeredaktor i lajmeve në Top Channel. Zhvillohet Workshopi Rajonal me temë “Gjuha mediatike e mediave shqipfolëse” Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit organizoi Workshop-in rajonal me temë “Gjuha mediatike e mediave shqipfolëse”. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm rreth 40 përfaqësues të mediave në në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Mbahet takimi didaktik-shkencor mbi gjuhën shqipe Qendra Kërkimore për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike organizuan sot një takim didaktik-shkencor me temë: “Gjuha shqipe: historiku dhe aktualiteti”. Zhvillohet konferenca me temë "Marrëdhëniet ekonomike Indonezi-Shqipëri” Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) në bashkëpunim me Ambasadën e Indonezisë në Sofje dhe Dhomën e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit (ACITAD) organizuan sot konferencën e përbashkët me temë: "Marrëdhëniet ekonomike Indonezi-Shqipëri”. Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Gjirokastrës “Eqerem Çabej” Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) dhe ai i Gjirokastrës, “Eqerem Çabej”, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi në fushën akademike dhe atë shkencore.Në ceremoninë e nënshkrimit që u realizua në ambjentet e Universitetit Bedër, të dyja palët shprehën kënaqësinë për këtë hap bashkëpunimi mes dy institucioneve në fusha me interes të përbashkët. Rreth 20 mësues trajnohen për teknikat e reja në mësimdhënien e gjuhës Angleze “Zhvillimet e fundit në mësimdhënien e gjuhës angleze” ishte tema e Workshopit që u mbajt sot në ambientet e Universitetit Hëna e Plotë (Bedër). Në këtë aktivitet morën pjesë mësues dhe studentë të shumtë nga qyteti i Tiranës. Marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Britanik Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Këshillin Britanik në Shqipëri, duke hedhur kështu hapat e parë në rrugën e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Konkurset ndërkombëtare, studentët e drejtësisë priten në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë Studentët e drejtësisë në Universitetin “Hëna e Plotë” (Bedër), të cilët do të marrin pjesë në konkurset ndërkombëtare “Jessup” në Washington dhe “ICC” në Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve në Hagë, u priten sot në një takim nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese z.Bashkim Dedja dhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, z.Xhezair Zaganjori. Në takimin me drejtuesit e lartë të gjykatave studentët u shoqëruan nga Rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), z.Ferdinand Gjana.