LAJME Konferenca Lajme & Aktivite NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit NJOFTIME Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë ALBANIA CODE CAMP 2022 “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” KALENDARI I AKTIVITETEVE EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania Leksion i hapur: “Design Thinking: A structured approach to Innovation” 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond” Home / Lajme / Lajme / Lajme & Aktivite Lajme & Aktivite Arsimi dhe kultura, ura komunikimi ndërmjet Shqipërisë dhe Francës Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Francës në Tiranë, me rastin e javës së Fankofonisë, organizoi panelin me temë “ Kultura dhe arsimi si ura komunikimi midis Shqipërisë dhe Francës ”. Paneli ishte konceptuar si një tryezë e rrumbullakët, ku të ftuar që vinin nga fusha akademike, media, kultura dhe arti, ndanë idetë e tyre dhe diskutuan në lidhje me rolin që ka kultura dhe arsimi në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës. Menaxhimi i krizave dhe të rinjtë, trajnohen 80 mësues dhe drejtorë shkollash Më shumë se 80 drejtorë dhe mësues të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të Drejtorisë Arsimore Tiranë morën pjesën në seminarin trajnues me temë: “Menaxhimi i institucioneve dhe krizave në arsimin parauniversitar”. Seminari u organizua nga Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm dhe Formimit Profesional në Universitetin “Hëna e Plotë-BEDËR” në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Tiranë. Studentët e Bedër, në konkursin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë Bedër do të përfaqësojë vendin tonë në konkursin e stimulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë. Studentët Ermira Bushi, Izmira Kastrati, Geraldo Taraj, Ermal Mema dhe Ervisa Gjinika përbëjn ekipin garues në këtë konkurs ndërkombëtar. Kjo është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në raundet ndërkombëtare. Studentët e drejtësisë përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin JESSUP në Washington, SHBA Një ekip studentësh nga Departamenti i Drejtësisë në Universitetin "Hëna e Plotë" (Bedër) fituan të drejtën për të marrë pjesë në një nga konkurset ndërkombëtare më prestigjoze në fushën e drejtësisë. Ekipi i përbërë nga studentët Anisa Kolgjini, Ermira Skreta, Emsal Ajredini dhe Armando Sina do të përfaqësojnë Shqipërinë në fazën finale të konkursit "Jessup" që zhvillohet në Washington DC. Ndonse kjo garë zhvillohet prej 55 vitesh, është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në raundet ndërkombëtare të Jessup. Seminar i përbashkët me Agjensinë e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI) Zyra e Koordinimit të Projekteve nw Universitetin “Hёna e Plotё” (Bedër) organizoi një seminar lidhur me kërkimin për projekte, ku u ftuan ekspertë të Agjensisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit (AKTI), për të diskutuar lidhur me Programin Europian Horizon 2020, Euraxess, JRC dhe Kartën Europiane për Kërkuesit dhe Kodin e Sjelljes për Rekrutimin e Kërkuesëve. Objektivi i këtij seminari ishte njohja e kërkuesëve dhe stafit akademik me programet Europiane që financojnë projektet e kërkimit dhe zhvillimit. Leksion i hapur; Arbitrazhi ndёrkombёtar dhe shteti shqiptar’ Departamenti i Drejtësisë pranë Universitetit “Hёna e Plotё” (Bedër) organizoi leksionin e hapur me temё ‘Arbitrazhi ndёrkombёtar dhe shteti shqiptar’. Studentёt e programit bachelor dhe tё programit master nё drejtёsi u njohёn nga afёr me rolin e Avokaturёs sё Shtetit Shqiptar, tё pёrfaqёsuar nga avokati i shtetit, Armer Juka. Gjatё leksionit u fol mbi praktikёn e arbitrazhit dhe tё instrumenteve kryesore pёr zhvillimin e tij. IWES 2014, mbledh drejtuesit e 9 universiteteve në një diskutim mbi shërbimin psiko-social në institucionet arsimore Fakulteti i Filologjisë dhe Shkencave të Edukimit, pranë Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), më datë 19.02.2014, organizoi workshopin ndërkombëtar IWES 2014(1st International Workshop in Educational Sciences) me temë "Perspektiva e shërbimit psiko-social në institucionet arsimore në Shqipëri ". Workshop-i përbën edicionin e parë të një serie workshop-esh ndërkombëtare në fushën e shkencave të edukimit, organizim ky i cili do të vijojë me takime të tjera konsultative të këtij lloji në fakultetet e shkencave të edukimit të universiteteve të tjera, në rajon e më gjerë. Mundësi bashkëpunimi me Universitetin e Arteve Rektori i Universitetit Universiteti Hëna e Plotë Bedër priti në një takim rektorin e Universitetit të Arteve, Prof. Dr. Petrit Malaj. Dy institucinet hedhin kështu hapin e parë drejt një bashkëpunimi të plotë në fusha me interes të përbashkët. Gjatë vizitës, kreu i Universitetit të Arteve shprehu kënaqësinë për realizimin e kësaj vizite ndërkohë që përgëzoi homologun e tij Gjana për punën e realizuar në krye të “Bedër”.