LAJME Konferenca Lajme & Aktivite NJOFTIME PËR STUDENTËT Thirrje për aplikime! Rifillimi i Procesit Mësimor Pushimet e nëntorit NJOFTIME Thirrje për aplikime Erasmus + për stafin akademik në fushën e ekonomisë dhe drejtësisë ALBANIA CODE CAMP 2022 “Innovative Approaches to teaching: Entrepreneurship Education” KALENDARI I AKTIVITETEVE EUMMAS A2S Conference on Global Social and Technological Development and Sustainability, Bucharest 2024, Romania 16th ISORECEA conference “Religious Diversity and Social Cohesion in Central and Eastern Europe and Beyond” Seminar: “Softwaret Kompjuterike ne shërbim te mësimdhënies dhe mësimnxënies” Home / Lajme / Lajme / Regjistrimet vazhdojnë, bëhu edhe ti pjesë e Bedër Përse të studiosh në Bedër ? ·Mësimdhënie cilësore në zhvillim të vazhdueshëm ·Staf akademik me profesionistët më të mirë në fushat përkatëse ·Planifikim i karrierës së studentëve ·Praktika studentore ·Universitet i integruar me tregun e punës ·Programe shkëmbimi ne Europë dhe SHBA ·Bibliotekë e pasur me rreth 32 mijë tituj librash ·Mbështetje me bursa studimi për studentët e ekselencës ·Infrastrukturë moderne ·Pjesëmarrje në konkurse ndërkombëtare ·Universitet me profil ndërkombëtar, studentë nga 15 vende dhe staf akademik nga 8 vende të ndryshme botës ·12 klube studentore ·Kërkim shkencor mjaft aktiv ·Marrëveshje bashkëpunimi me 40 universitete në Shqipëri dhe Europë ·Programe internship Rektori i Bedër takon Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Rektori i Universitetit Bedër Dr.Ferdinand Gjana zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Tiranës ku u prit nga Kreybashkiaku Z.Erion Veliaj. Në takimin e zhvilluar , Dr.Gjana i uroi suksese dhe mbarësi Z.Veliaj në postin e ri. Ndër të tjera ai u shpreh se përgjegjësia dhe sfidat në qytetin e Tiranës janë të shumta por me vullnetin e duhur suksesi në të dobi të qytetarëve të Tiranës është vetëm një hap larg. Nga ana e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi ecurinë e deritanishme të Universitetit Bedër, duke e cilësuar atë si një vlerë të shtuar në sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri. Renditja e Webometrics, Bedër një ndër 5 më të mirët në Shqipëri Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) në rankimin e fundit nga “Webometrics Ranking of World Universities" (Renditja e Universiteteve Botërore Webometric) vlerësohet si universiteti i 5-të më i mirë në Shqipëri. Cybermetrics Lab, një nga grupet më të mëdha kërkimore me qendër në Spanjë organizon çdo 6 muaj renditjen e Universiteteve botërore Webometrics, në të cilën marrin pjesë rreth 20 mijë institucione të arsimit të lartë. Bedër diplomon brezin e dytë të studentëve Universiteti Hëna e Plotë Bedër, diplomoi brezin e dytë të studentëve në një ceremoni të organizuar me këtë rast në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. 154 studentë nga 15 vende të ndryshme botës nën brohëritjet e familjarëve dhe duartrokitjet e të pranishmëve hodhën në ajër kapelet e diplomimit duke shënuar kështu mbylljen e një etape mjaft të rëndësishme në jetë. Në ceremoni ishin të pranishëm Zv Ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Skënder Bruçaj, Rektori i Universitetit Europian të Tiranës Tonin Gjuraj, Rektori i Universiteti Epoka Remzi Altın, Rektori i Universitetit të Durrësit Mit'hat Mema, Delegacioni i Universitetit “Della Calabria” në Itali, personalitete të shumtë nga bota akademike, pedagogë universitetesh, familjarë të të diplomuarve si dhe përfaqësues nga fusha e medias dhe biznesit. Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin Della Calabria, Itali Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërinstitucionale Universiteti Bedër dhe Universiteti Della Calabria në Itali nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor. Sipas kësaj marrëveshje të dy institucionet e arsimit të lartë ranë dakort në shkëmbimin e stafit akademik dhe shkencor si dhe shkëmbimin e studentëve në programe të ndryshme studimore. Ndahen çmimet fituese për konkursin mbi esenë më të mirë në frengjisht Punimet fituese në “Konkursin për esenë më të mirë në “Frengjisht” u vlerësuan me çmime në ceremonë e organizuar me këtë rast. Konkursi u organizua si një iniciativë e përbashkët e Universitetit Hëna e Plotë Bedër me Aleancën Franceze dhe Ambasadën e Francës në Tiranë. Nxënës dhe studentë nga shkolla të ndryshme të Shqipërisë morën pjesë me esetë e tyre të cilat më pas u vlerësuan nga një juri profesionistësh. I pranishëm në këtë aktivitet Zv Ambasadori Francez Z Didier Guilbert fillimisht këshilloi studentët të jenë sa më të hapur ndaj kulturave të huaja si dhe inkurajoi ata të marrin pjesë në nisa apo organizime të tilla. Ai i unkrajoi ata që nëpërmjet frengjishtes të shfrytëzojnë mundësitë për të studiuar në universitetet franceze dhe të njihen me kulturën dhe vlerat demokratike që ofron ky vend. Më pas ai falenderoi Universitetin Bedër për hapjen e rrugëve dhe krijimin e mundësive të nevojshme për mësimin e gjuhës dhe kulturës franceze. Z. Guilbert u shpreh se Franca dhe Shqipëria kanë shumë vlera që i ndajnë me njëri tjetrin dhe një prej tyre është dhe toleranca fetare. Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Bedër dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë Universiteti Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Romës “Tor Vergata” në fushën e Drejtësisë, Teologjisë, Psikologjisë dhe Edukimit. Kështu, sipas marrëveshjes të dyja palët bien dakort në: 1- Shkëmbimin e ekspertëve në fushat përkatëse 2- Shkëmbimin e informacionit, dokumentacionit si dhe publikimeve shkencore 3- Zhvillimin e seminareve në fushat që përfshin marrëveshja 4- Shkëmbimin e pedagogëve në peridha të shkurtra mësimdhënieje 5- Shkëmbimin e studentëve Bedër nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Ljubljanës në Slloveni Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Bedër, Prof Dr Ayhan Tekineş si dhe Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Universiteitn e Ljubljanës Prof. Dr. Miha Juhart, gjatë një takimi dy-palësh të zhvilluar në Slloveni firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit institucional. Pas nënshkrimit, palët shprehën vullnetin për të vënë në jetë sa më shpejt që të jetë e mundur, mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor dhe të edukimit që ofron kjo marrëveshje.