“Individi, Shoqëria dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Nga Globalizmi në Glokalizëm”
Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Bedër, në bashkëpunim me Universitetin e Barit, Aldo Moro, zhvilluan sot panelin e diskutimit me temë: “The Individual, The Society and Sustainable Development: From Globalization to Glocalization” (Individi, Shoqëria dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm: Nga Globalizmi në Glokalizëm).
Përgjegjësi i Departamentit të Drejtësisë, njëkohësisht moderatori i panelit të sotëm, Dr. Ferdinand Xhaferaj, pasi i uroi mirëseardhjen të pranishmëve dhe i njohu ata me rëndësinë e zhvillimit të kësaj teme, shprehu bindjen dhe besimin që ky është takimi i parë i një rruge të gjatë e të frytshme bashkëpunimi ndërmjet dy universiteteve në fushat e eksperiencave akademike, studentore si dhe të kërkimit shkencor.
Revista Shkencore, BJES, klasifikohet në indeksimin online, DOAJ (Direction of Open Access Journal).
Revista shkencore, BJES, (Beder Scientific Journal of Education Sciences) me ISSN 2310-5402 (Online) ISSN 2306-0557 (Print), e ofruar nga Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit në Universitetin Bedër, u klasifikua në indeksimin online, DOAJ (Direction of Open Access Journal).
Nëpërmjet këtij indeksimi, BJES është vlerësuar për kontributin në cilësi dhe inovacionin e artikujve të botuar, të cilat janë elemetë të rëndësishëm në shkencat sociale.
DOAJ, është qendër online e cila mundëson indeksime, akses të nivelit të lartë si dhe aksese të hapura të revistave me bord editorial.
Zhvillohet paneli i diskutimit me temë: "Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër ekstremizmit”.
Universiteti Bedër, në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë, organizoi panelin e diskutimit me temë: “Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër ekstremizmit”.
Paneli i referuesve i drejtuar nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, përbëhej nga: Z. Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, H.E.Mr. Bernard Fitoussi, Ambasador i Republikës së Francës, Z. Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, dhe Z. Besnik Mustafaj, Ish- Ministër i Jashtëm, President i Forumit Shqiptar për Aleancën e Qytetërimit.
Gjithashtu në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të ambasadave të ndryshme të akredituara në Tiranë, si: Ambasada e Republikës së Greqisë, Ambasada e Republikës së Kosovës, Ambasada e Zvicrës, Ambasada e Federatës Ruse, Ambasada e Republikës së Serbisë, OSBE-së, Ambasada e Libisë, Ambasada e Rumanisë, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Z. Ali Zaimi, si dhe figura të shquara të medias dhe shoqërisë civile në vendin tonë.